Përshëndetje të gjithëve,
Ju ftojmë të bashkoheni në “Rrugëtimin drejt Paqes,” një program unik i dizajnuar për të nxitur shërimin, lidhjen emocionale dhe rritjen personale. Organizata jonë është një hapësirë mikpritëse për ndarjen e përvojave dhe gjetjen e mbështetjes për ata që kuptojnë sfidat e jetës pas shërbimit militar.
“Rrugëtimi drejt Paqes” qëndron në besimin se së bashku, mund të zbulojmë mënyra të reja për të avancuar mirëqenien tonë mendore dhe emocionale. Gjatë 6 javëve të ardhshme, do të takohemi çdo javë për të eksploruar praktika të ndryshme si ushtrime të frymëmarrjes, yoga, dëgjimin empatik, dhe fuqinë e ndihmës për njëri-tjetrin. Ky rrugëtim do të përfundojë me një vikend në një fermë të qetë kuajsh, duke ofruar momente të paqes, relaksimit dhe reflektimit. Çdo shërbim i këtij programi është falas.
Ne kuptojmë se rrugëtimi i çdo personi drejt shërimit është unik. Pavarësisht nëse keni përvojë me praktika për mirëqenien apo jeni në fillim të këtij rrugëtimi, historia juaj dhe prania juaj vlerësohen këtu. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve është i limituar, lusim të gjithë aplikantët të jenë prezent në të gjitha seancat sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të shihni përmirësime në mirëqenien tuaj. Programi ynë është një mundësi për të eksploruar, mësuar dhe për t’u rritur në një mjedis mbështetës dhe të kuptueshëm.
Pjesëmarrja juaj në këtë pyetësor është tërësisht vullnetare. Ju keni të drejtë të tërhiqeni nga pjesëmarrja në çdo moment pa dhënë asnjë shpjegim ose pa u përballur me ndonjë pasojë. Përgjigjet tuaja do të mbahen konfidenciale dhe anonime për të ruajtur privatësinë tuaj. Çdo e dhënë e mbledhur do të përdoret vetëm për qëllime kërkimore dhe do të raportohet në formë të përmbledhur. Përgjigjet individuale nuk do të jenë të identifikueshme në asnjë publikim ose raport që rezulton nga ky studim. Nëse keni ndonjë shqetësim ose pyetje në lidhje me këtë hulumtim ose pjesëmarrjen tuaj, ju lutemi mos ngurroni t’i adresoni ato në kutinë e tekstit për sqarim dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do t’ju kontaktojë. Duke vazhduar me këtë pyetësor, ju po jepni pëlqimin tuaj të informuar për të marrë pjesë në këtë studim kërkimor.